Drejtoria Rajonale e policisë në Prizren ka bërë të ditur se është në kërkim të një personi të dyshuar për përdorim të narkotikëve.
Personi i dyshuar është Fidan Husmani nga Ferizaj. Policia ka publikuar edhe fotografinë e të kërkuarit.
“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, mund të kontaktojë Policinë e Kosovës në:
Stacionin më të afërt policor,
Numrat kontaktues: 192 ose 038 550 999 (nga telefoni fiks dhe mobil)
Numri pa pagesë dhe anonim: 0800 19999
Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’
E-mail: [email protected]”, thuhet në njoftim.