Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për narkotik

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për narkotik

Njësia Rajonale në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

-Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës.

I njëjti kërkohet për përfshirje në veprat penale si më poshtë:

Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – sipas nenit 272 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – sipas nenit 267 të KPK-së

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – sipas nenit 366 të KPK-së

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë që do të na ndihmonte në arrestimin e të dyshuarit.