Policia e Kosovës përmes një komunikate ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruas e cila dyshohet për vjedhje, shkruan Arbëria TV.
Policia bën me dije se rasti i vjedhjes ka ndodhur në prill të këtij viti, derisa bëjnë thirrje për ndihmë në gjetjen e saj.
Komunikata e plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.