Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia kërkon ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e këtyre 3 të rinjve nga Peja

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e këtyre 3 të rinjve nga Peja

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmë në lokalizimin dhe gjetjen e tre të dyshuarve nga Peja.

Policia në njoftim thotë se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë:

ISMET (Rexhep) KELMENDI i lindur me 09.09.2005 nё Pejё.

VALTRIM ( Shefqet) KELMENDI i lindur me 28.02.2005 nё Pejё

PREMTON (Megjid) BERISHA i lindur me 11.09.2005 nё Pejё

Tё pandehurit janë tё kërkuar për veprat penale:

Mbajtja nё pronёsi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armёve

Lëndim i lehtё trupor

Kanosja