Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia kërkon ndihmë për kapjen e “Dukës”, të dyshuarin për sulmin në “Bon Vivant”

Policia kërkon ndihmë për kapjen e “Dukës”, të dyshuarin për sulmin në “Bon Vivant”

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Dukagjin Nikollaj të njohur me nofkën “Duka”, të dyshuarin kryesor për sulmin në “Bon Vivant”.

Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale;
– “Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,
– “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,
– “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe
– “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e “Dukës”.

Ai është i përfshirë në sulmin në “Bon Vivant” ku mbeti një i vdekur e u plagosën rreth 17 të tjerë.