Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotografitë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotografitë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi.

Ai dyshohet për veprën vjedhje.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.