Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e vendodhjes së një personi.
Sipas kërkesës së PK-së, i dyshuari është Florent Bunjaku, i cili kërkohet për përfshirje veprën zjarrvënie.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar
Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.
Personi i dyshuar që është identifikuar:
– FLORENT BUNJAKU, kërkohet për përfshirje veprën zjarrvënie.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]”, thuhet në kërkesën e tyre.