Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën “vjedhje e rëndë”.

Në njoftimin e Policisë është publikuar edhe fotografia e personit të dyshuar, përcjell TvArbëria.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.