Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia kapë një 25-vjeçar në Prishtinë, ia konfiskon revolen “Zoraki”

Policia kapë një 25-vjeçar në Prishtinë, ia konfiskon revolen “Zoraki”

Sot rreth orës 18:00, Policia e rajonit të Prishtinës, ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj një revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65mm, si dhe katër copë fishekë.

Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në rrugën “Selami Pulaha”, në Prishtinë.

“Ndaj të dyshuarit; V. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti u procedua më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.