Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia kap një armë te një pasagjere Aeroportin e Prishtinës

Policia kap një armë te një pasagjere Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje) gjatë kontrollit tek gjërat personale si dhe në bagazhin e pasagjeres femër kosovare, nga zyrtarët e X-Rey-it është detektuar një armë zjarri.

Policia e Kosovës kësaj informate i është përgjigjur menjëherë në vendngjarje, me ç’rast pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit.

Lidhur me rastin ndaj të dyshuarës me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.