Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Policia ka njoftuar se 2 mijë e 192 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 62 aksidente, 18 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 44 vetëm me dëme materiale.