Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia jep detaje rreth aksionit antidrogë në Pejë

Policia jep detaje rreth aksionit antidrogë në Pejë

Policia ka dhënë detaje rreth aksionit aksionit antidrogë në Pejë, duke bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.

Në raportin e policisë thuhet se ai kishte të mbjella 2 mijë e 850 bimë të llojit kanabis-sativa.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës Shqipërisë, pasi që kishte mbjella 2850 bimë të llojit kanabis-sativa të cilat janë shkartuar”, ka thënë policia.

Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 2 mijë e 530 euro para të gatshme, gjashtë telefona, 133.95 kilogramë substancë narkotike marihuanë dhe një sasi e madhe e drogës të përpunuar dhe të pa përpunuar, e cila pritet të peshohet në ditë e ardhshme, pasi që kalon peshën e një toni, me vlerë rreth pesë milionë euro.

Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari në lidhje me këtë rast, është dërguar në mbajtje.