Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Policia jep detaje për zjarrin në Comodita

​Policia jep detaje për zjarrin në Comodita

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fabrikën Comodita, e cila ndodhet në rrugën “Gjergj Sokoli”, në Gjakovë

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për KosovaPress, objekti është përfshirë nga zjarri rreth orës 16:50.

Ai shtoi se Policia dhe njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Elezaj tha se sipas informatave fillestare, zjarri është i madh, por deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ai ka bërë të ditur se gjendja do të vlerësohet më saktë pas shuarjes së plotë të zjarrit.

Elezaj: Nuk ka pasoja në njerëz

“Është përfshirë nga zjarri një fabrikë në rrugën Gjergj Sokoli rreth orës 16:50. Policia dhe zjarrfikësit janë dalë në vend të ngjarjes. Zjarri është i madh, i përmasave të mëdha, mirëpo nga informatat që kemi marrë nuk po raportohet për pasoja në njerëz edhe pse mbetet të shihet pas shuarjes së zjarrit”, ka thënë Elezaj.