U raportua një rast të rëndë që ka ndodhur sot në Prizren, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur.
Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima është dërguar në spital, ndërsa dy persona të dyshuar janë arrestuar.
“Policia në Prizren ka marrë informatë rreth orës 14:20 se te Tranziti i Vjetër ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të shtënat një person ka marrë plagë. I njëjti është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Dy të dyshuar janë arrestuar nga njësitë policore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave material një pistoletë dhe gjashtë fishekë. Me rastin po merren njësitë hetuese në Rajonin e Prizrenit dhe hetimet kanë filluar në koordinim me Prokurorin e Shtetit për rastin është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’”, tha Gashi.
/TV Arbëria