Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Policia jep detaje për vet-aksidentin ku humbi jetën një person

​Policia jep detaje për vet-aksidentin ku humbi jetën një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje vet-aksidentin që ndodhi mbrëmë në fshatin Baicё- Istog, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë, nё vendin e ngjarjes kanё dal njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

“Aksidenti ka ardhur derisa vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën dytësore tё fshatrave Staradran- Banje, saktësisht nё fshatin Baicё-Istog, i njëjti duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugës, humb kontrollin del nga rruga, duke pёrsuar lëndime tё rёnda trupore. I lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencë në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

/TV Arbëria