Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Policia jep detaje për vdekjen e 25 vjeçarit në një nga motelet e Gjilanit

Policia jep detaje për vdekjen e 25 vjeçarit në një nga motelet e Gjilanit

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit, ku viktima ndodhej së bashku me një person tjetër, mashkull.

Vdekjen e tij për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Gjilanit Valon Osmani, derisa shtoi se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, tha ai./tvarbëria/