Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Podujevë: Një person i lënduar – katër të shoqëruar në polici

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Podujevë: Një person i lënduar – katër të shoqëruar në polici

Një person është lënduar si pasojë e rrahjes mes disa personave në Podujevë, teksa dhe më pas janë shkrepur dhe armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor “, ka thënë ai.Ahmeti ka njoftuar se lidhur me rastin në polici janë shoqëruar katër persona.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Ahmeti.