Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të dyshuar për armë në fshatin Kleçkë në Zubin Potok.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë me dije se gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Derisa sipas njoftimit ekipi i deminimit ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.
“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Lidhur me rastin njësiti për deminim i PK-së ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.