Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Një grua ka vdekur të dielën si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se shoferi humbi kontrollin mbi veturën, si pasojë pasagjerja vdiq kurse shoferi pësoi lëndime.

“Autostrada Ibrahim Rugova / 14.06.2026 – 12:40. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin dyshohet se  ka humbur kontrollin, me ç’rast ka shkaktuar aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekje prurëse ka pësuar pasagjerja viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku. Lëndime po ashtu ka pësuar edhe i dyshuari i cili është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa  trupi i pajetë i viktimës  me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.