Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në kryeqytet

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në kryeqytet

Dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident si pasojë e të cilit ka vdekur një person. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se rasti tashmë është nën hetime

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur një person.

Në raportin ditor të policisë thuhet se trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe se rasti është nën hetime.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.02.2024 – 12:50. E dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në Prishtinë.

Një veturë e ka goditur semaforin dhe i njëjti më pas ka goditur një qytetar.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.