Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e eskortës së kryeministrit: Një femër u lëndua

Policia jep detaje për aksidentin ku u përfshi vetura e eskortës së kryeministrit: Një femër u lëndua

Një femër është lënduar në aksidentin e mbrëmshëm, ku ishte përfshirë edhe njëra nga eskortat e kryeministrit Albin Kurti.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë pakujdesia e shoferit të veturës civile.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:37.

“Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar e dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raport.

/TV Arbëria

Themes by WordPress