Policia ka njoftuar se kanë pranuar informata për armëmbajtje pa leje në një shtëpi në Pejë.
Meqë i dyshuari jeton jashtë vendit, nuk është siguruar prania e tij, por vëllai i tij është intervistuar si dëshimtar pasi kujdeset për shtëpinë e tij.
Ai ka dorëzuar një pistoletë me gaz, një karikator, 15 fishekë dhe 1 gëzhojë.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Pejë 07.04.2024-15:30. Nga njësiti i hetimeve, është pranuar informata për armëmbajtje pa leje ne nje shtepi. Pasiqe i dyshuari mashkull kosovar jeton jashtë vendit nuk është siguruar prania e tij, ndërsa vëllai i të dyshuarit është intervistuar si dëshmitar pasi i njëjti kujdeset për shtëpinë e tij, dhe ka dorëzuar; një pistolet me gas me një karikator të njëjtës armë, 15 fishek, dhe 1 gëzhojë . Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori.”