Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia: I vidhet arma zyrtare punonjësit të SHKK-së, gjendet pa shenja jete një person

Policia: I vidhet arma zyrtare punonjësit të SHKK-së, gjendet pa shenja jete një person

Një zyrtar nё Shërbimin Korrektues tё Kosovёs ka raportuar se me datën 26 tetor i është vjedhur arma zyrtare. Policia thotë se është vënë në kërkim të personit të dyshuar, por sot rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё i viktimёs.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ёshtё informuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs, dhe ёshtё vёnё nё kёrkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive tё Hetuesёve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, njёsiteve tё Stacionit Policor Pejё dhe njёsiteve tё tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dal Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimёs, trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr Obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet “Hetim i vdekjes”.

Powered by WordPress