Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia i sekuestron cigare në aeroport shtetases nga Shqipëria

Policia i sekuestron cigare në aeroport shtetases nga Shqipëria

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari’ janë sekuestruar 124 pako të cigareve.

Sipas njoftimit, ato janë gjetur në valixhen dhe çantën e një udhëtareje, shtetase të Shqipërisë e cila do të udhëtonte për në Londër.

Policia e Kosovës njoftoi se e dyshuara ishte kontrolluar nga zyrtarët e “X-Rey” në prezencë të zyrtarëve të tjerë dhe është detektuar se në çantën e krahut ka një sasi të konsiderueshme të pakove me cigare.

Derisa thuhet se përveç çantës së krahut që kishte me vete shtetasja e Shqipërisë,  në check-in në aeroport kishte dorëzuar edhe një valixhe tjetër, në të cilën u gjetën sasia tjetër e cigareve.

Policia ka njoftuar se boksat e cigareve ishin të padeklaruara në Doganën e Kosovës.

“Pakot e cigareve janë sekuestruar dhe rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për veprime të mëtejme sipas procedurave të parapara ligjore”- thuhet tutje.