Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në njoftim thuhet se edhe zyrtarët e stacioneve policore në kuadër të detyrave rutinore po merren me kundërvajtjet në trafik.
“Zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, sot bazuar në ligjin e ri të trafikut, kanë bërë gjobitjen e ngasësve të biçikletave, motoçikletave si dhe sekuestrimin 6 trotinetëve (për tre muaj). Gjobat janë shqiptuar për qarkullim nëpër sheshet e zonës qendër, ku qarkullimi i mjeteve të sipër shënuara është i ndaluar me ligj”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se: Siguria rrugore është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm.
“Respektoni rregullat jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, njofton policia.