Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia gjermane kap në flagrancë “skifterin” shqiptar

Policia gjermane kap në flagrancë “skifterin” shqiptar

Një raportim për njerëz të dyshimtë në një shtëpi në Weststrasse në Rennerod, ka çuar policinë gjermane në zbulimin e një tentative vjedhje.

Oficerët që mbërritën me shpejtësi gjetën dy autorë të dyshuar në objektin e banimit në fjalë.

Megjithatë, policia ka mundur të arrestojë vetëm njërin nga dy personat. 30-vjeçari shqiptar tentoi të arratisej, por u pengua nga efektivët dhe u arrestua. Autori i dytë u arratis dhe është ende në kërkim.

Nuk dihet ende drejtimi i ikjes së tij. /Balkanweb