Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Policia gjen tri dhoma të improvizuara nën tokë në Novosellë të Pejës, dyshohej se kultivohej drogë

Policia gjen tri dhoma të improvizuara nën tokë në Novosellë të Pejës, dyshohej se kultivohej drogë

Policia në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë kontrolluar një pronë dhe objekte tjera të një personi në Novosellë të Pejës, ku të njëjtit gjatë kontrollit nën tokë i janë gjetur tri dhoma të improvizuara në të cilat dyshohet se kultivonte hashasht.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, aty janë gjetur dhe sekuestruar edhe 52 poqa elektrik dhe ngrohje me kabllo elektrike, qese të zbrazëta.

Njoftimi i policisë:

KULTIVIM I BIMËS SË HASHASHIT, SHKURRËS SË KOKAINËS OSE BIMËVE KANABIS

Novosellë, Pejë 25.02.2025-10:00. Njësit policore kanë zbatuar urdhrin verbal të prokurorit të shtetit për kontrollimin e pronës dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti është duke kryer veprën e lartcekur penale. Gjatë kontrollit nën tokë janë gjetur tri dhoma të improvizuara, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar 52 poqa elektrik me kapacitet të lartë ndriçimi dhe ngrohje kabllo elektrike, qese të zbrazëta plasmasi, plasmasë role, një DVR me pamje të kamerave. Rasti është nën hetime.