Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet kroate, ka transferuar një shtetas kosovar nga Kroacia në Kosovë, për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, transferimi është realizuar më 15 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë.
I dënuari, sipas Kodit Penal të Kroacisë, ishte shpallur fajtor për vepër penale kundër jetës dhe trupit, përkatësisht tentativë të vrasjes së rëndë.