Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka apeluar për kujdes të shtuar të qytetarëve, pas rritjes së rasteve të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve të llogarive bankare përmes komunikimeve të ndryshme elektronike.
Sipas policisë, personat e dyshuar po paraqiten rrejshëm në emër të institucioneve financiare apo kompanive të ndryshme, duke kontaktuar qytetarët përmes SMS-ve, thirrjeve telefonike dhe platformave online.
Ata kërkojnë të dhëna personale dhe bankare, përfshirë numrat e kartelave, kodet dhe fjalëkalimet, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.