Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pozicionuar sonte pas orës 20:00 nëpër lokacione të ndryshme të veriut të Mitrovicës.
Ata ndodhen kryesisht nëpër lagje të banuara me popullatë të përzier ku ka edhe shqiptarë, si në Lagjen e boshnjakëve, te Tre rrokaqiejt, dhe në Kodrën e Minatorëve dhe Kroin e Vitakut. Shihen edhe automjete të KFOR-it dhe EULEX-it duke qarkulluar.
Banorët e këtushëm kanë bërë të ditur për KosovaPress se tashmë ndihen më të sigurt me prezencën e policisë.