Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Policia e Kosovës realizon një transferim dhe një ekstradim të dy personave nga shtet tjera për në Kosovë

Policia e Kosovës realizon një transferim dhe një ekstradim të dy personave nga shtet tjera për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë dhe një ekstradim nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas njoftimit për media gjatë ditës së sotme është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, i dënuari në Shqipëri për veprën penale: ‘Trafikim i armeve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë.

I njëjti pas transferimit u është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në Shqipëri.