Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia e Kosovës pranoi donacion dy automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim

Policia e Kosovës pranoi donacion dy automjete nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim

Policia e Kosovës ka pranuar dy automjete, donacion nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Sipas njoftimit të Policisë, automjetet janë kombi për Departamentin e Policisë Kufitare.

“Donacioni i pranuar ndihmon rritjen e kapaciteteve të PK-së si dhe bën avancimin e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillimin e mekanizmave efikas për mbikëqyrjen e kufirit. Këto vetura do të shërbejnë për trajtimin e migrantëve të pa rregullt, nga ana e Policisë Kufitare”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

/TV Arbëria