Në një postim të fundit të policisë në llogarinë zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se Zyrtarët Policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren kanë mbajtur takim me Koordinatorin e Agjencisë për Menagjimin e Emergjencave z. Osman Qereti si dhe Komandantin e Batalionit të Zjarrfikësve të Prizrenit z. Fejzullah Berisha në kuadër të partneritetin institucional për siguri dhe organizim sa më profesional në incidentet e zjarreve.
Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta. Bëjnë apel që të raportojnë çdo zjarr në: Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193, Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit 192 dhe Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit 194.