Blog Post

Arbëria TV > Featured > Policia e Kosovës kryen bastisje në fshatin Banjskë e Lozhishtë

Policia e Kosovës kryen bastisje në fshatin Banjskë e Lozhishtë

Policia e Kosovës mbrëmjen e së enjtes ka kryer bastisje në fshatrat Banjskë dhe në Lozhishtë.

Aksionin e bastisjes, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Që nga aksioni i 24 shtatorit të vitit ta kaluar ku në Banjskë të Zveçanit, u vra polici Afrimi Bunjaku, policia ka kryer disa aksione në këtë fshat.

Gjatë bastisjeve në veri, policia kishte gjetur armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera luftarake në sasi të mëdha që kapnin vlera milionëshe.

Autoritet e Kosovës po ashtu siguruan dëshmi se organizator i sulmit terroristë ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq edhe publikisht ka pranuar se ka organizuar sulmin në veri. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar nga Serbia që ta bëjnë ekstradimin e tij, ndërsa Prokuroria ka bastisur pronat e tij në Kosovë, ku edhe ka konfiskuar vetura e pasuri tjera materiale.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar edhe tre sulmues të cilët gjenden në masën e paraburgimit prej 30 ditësh./Telegrafi/