Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i hetimeve i stacionit policor të Graçanicës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes”.
Në njoftimin e bërë publik nga Policia, thuhet se personi i kërkuar shihet në fotografinë e publikuar, ndërsa qytetarët që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin ose gjetjen e tij, ftohen të kontaktojnë organet e rendit.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.