Sot kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, më saktësisht në rrugën ‘Gazmend Zajmi”, shkruan TV Arbëria.
Zëdhënësja e policisë për rajonin ë Prishtinës, Florie Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për TV Arbëria dhe njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:20, ku menjëherë policia kanë dalë në vendin e ngjarje.
Një njoftimin e policisë thuhet se nuk ka të lënduar.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar. /TV Arbëria
Publikohen pamjet nga të shtënat me armë në Aktash: Sulmohet punëtori i Extreme Pizza