Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët për të raportuar çdo rast të dhunës në familje dhe për të kontribuar në krijimin e një shoqërie të sigurt dhe të barabartë. Dhuna familjare, në të gjitha format e saj – fizike, psikologjike, ekonomike dhe seksuale – është një fenomen i dëmshëm që ka pasoja të thella për viktimat, fëmijët dhe shoqërinë në përgjithësi.
Policia thekson se dhuna mund të ndodhë ndaj çdo individi, pavarësisht nga gjinia, mosha ose statusi social. Për më tepër, viktimat shpesh e gjejnë veten të mbyllur në një cikël dhune dhe dëshpërimi, dhe ka nevojë për mbështetje të menjëhershme.
“Heshtja mbron dhunuesin, ndërsa raportimi mbrojnë viktimën. Ne bëjmë thirrje që çdo qytetar të reagojë, të mbështesë viktimat dhe të ndihmojë në parandalimin e dhunës. Çdo raportim është një hap i parë drejt sigurisë dhe drejtësisë për viktimat”, shtoi ai.
Policia e Kosovës ofron disa mundësi për raportimin e dhunës:
Thirrni numrat urgjentë: 192 ose 0800 19999.
Përdorni aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”.
Paraçituni në stacionin më të afërt policor.
Gjithashtu, Policia nënvizon se, përveç viktimave të dhunës, shoqëria e gjerë ka përgjegjësinë e saj për të reaguar dhe raportuar çdo rast të dhunës që mund të ndodhi. Kjo është një mundësi për të ndihmuar dhe mbështetur ata që janë në nevojë.