Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia e konfirmon: Vetura ka goditur një këmbësor në kryeqytet

Policia e konfirmon: Vetura ka goditur një këmbësor në kryeqytet

Një këmbësor është goditur nga një veturë të shtunën, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ku thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

I njëjti shtoi se me rastin po merret Njësia e Trafikut të kryeqytetit.