Policia australiane ka sekuestruar 2.3 ton kokainë nga një varkë e prishur në brigjet e Queensland, thanë autoritetet sot.
Njëmbëdhjetë burra dhe dy të mitur u arrestuan, duke përfshirë ekuipazhin e anijes dhe të tjerë që prisnin në breg për të marrë ngarkesën e paligjshme
Droga kishte një vlerë të përllogaritur prej 490 milionë dollarë amerikanë, me potencialin për t’u shpërndarë në 11.7 milion marrëveshje të veçanta në rrugë – duke e bërë atë kapjen më të madhe të kokainës në historinë australiane.
Bandat e motoristëve janë të njohur në Australi për dhunën dhe drogën, me më shumë se 1 mijë të shtëna të regjistruara që nga vitet e 80-ta.
Kapja e kokainës erdhi si pjesë e një hetimi më të gjerë në bandën Comanchero, me operacionin e koduar Tyrrendor, i cili filloi muajin e kaluar.