Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Policia arreston të dyshuarin për vrasjen në Vushtrri

Policia arreston të dyshuarin për vrasjen në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një djalë i ri, nxënës i shkollës së mesme, ka humbur jetën pasi është goditur nga arma e zjarrit.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar zyrtarisht Policia e Kosovës.

“Sonte, rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri,” tha zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

Sipas informacioneve fillestare, viktima, një i ri rreth 19 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ndërkohë, njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të autorit.

Burime të VushtrriaOnline bëjnë të ditur se policia tashmë ka arrestuar të dyshuarin për këtë ngjarje.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një incident të mëparshëm që kishte ndodhur disa ditë më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë.