Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë

Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 37-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I njëjti, me inicialet E.S., ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim.

Arrestimi u realizua më 23 nëntor nga njësitë e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë

Prishtinë, 23 nëntor 2026 – Njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë realizuar me sukses arrestimin e një personi të kërkuar.

I arrestuari, E.S, mashkull, 37 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.