Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia arreston një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, iu gjet arma pa leje në veturë zyrtare

Policia arreston një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, iu gjet arma pa leje në veturë zyrtare

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një zyrtar të Parkut Nacional Sharri, R.K, 56-vjeçar, te i cili pas kontrollimit iu gjet një pistoletë në veturën me tabela zyrtare. Gjithashtu, pas kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur një pushkë.

Lajmin për media e ka konfirmuar sot zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në Prizren dje me datë 23.08.2024, rreth orës 22:00 policia, për shkak të disa dyshimeve, kanë kontrolluar një person zyrtar të Parkut Nacional, i cili ishte me automjet zyrtar me tabela zyrtare. Gjatë kontrollit të dyshimtit i është gjetur një armë zjarri – pistoletë Glock me dhjetë fishekë. Gjithashtu me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjetur një pushkë”.

Bytyqi tha se të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse.

“Pas intervistimit të dyshimtit me vendim të prokurorit i dyshuari (R.K. 56 vjeçar) është ndaluar për 48 orë dhe kundër tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”, tha Bytyqi.