Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia arreston edhe një hajn në Prishtinë

Policia arreston edhe një hajn në Prishtinë

Sot nga Hetuesit e Drejtorisë së Kryeqytetit është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, për vjedhje të rëndë të raportuar më 22 gusht 2024 në stacionin Qendra në Prishtinë.

Shtetasi A.B. (21), pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar për së paku tri raste të tjera të vjedhjeve të rënda dhe dy vjedhje.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.