Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia arreston 11 persona për shpërthimin në veturën e drejtorit të QKUK-së, sekuestrohen armë dhe narkotikë

Policia arreston 11 persona për shpërthimin në veturën e drejtorit të QKUK-së, sekuestrohen armë dhe narkotikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 11 persona lidhur me rastin e shpërthimit në veturën e drejtorit të QKUK-së më 30 prill.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar të martën në zbatim të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ku janë kryer bastisje në tri lokacione – dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë.