Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Prishtinë, polici sulmohet nga një pasagjer

​Prishtinë, polici sulmohet nga një pasagjer

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i Policisë derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare gjatë legjitimimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull i Kosovës (pasagjer).

Rasti ka ndodhur të martën në Prishtinë, në rrugën “Fahri Fazliu”, në ora 01:00.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull nga Kosova, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull (pasagjer)”, thuhet në raportin policor.

Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

/TV Arbëria