Përbërësit e nevojshëm:
▪ 1 gotë jogurt
▪ 2 gota miell
▪ 1 gotë kaçkavall të grirë
▪ 150 gr. proshutë
▪ 1 lugë e vogël kripë
▪ 1 lugë e vogël sheqer
▪ 1 lugë e vogël sodë bikarboni
▪ Yndyrë apo vaj, sipas nevojës
Gatimi:
Nga mielli, jogurti, kripa, sheqeri dhe soda e bikarbonit bëjeni brumin.
Nga brumi bëni toptha dhe tëholloni me okllai.
Në njërin topth vendosni kaçkavallin e grirë (apo djathin e fortë) dhe një rreth proshute.
Hidhjani sipër topthin tjetër të tëhollur dhe bashkoni mirë skajet.
Kështu bëni edhe me topthat e tjerë të tëholluar.
Pogaçet fërgojini në fultere në vaj të nxehtë dhe në temperaturë mesatare, ndërkaq nga të dyja anët mbulojini me kapak.
Ju bëfshin mirë,