SKËNDERBEU
Si paske vdekur Skënderbe,
që për çdo 17 janar të të kujtojnë,
kur ti sot je çdokund për be,
më i gjallë se ata që jetojnë.
Sa në njërin aq në tjetrin kryeqytet,
i hipur në kalë e me shpatë kalon shkallët,
për së vdekuri ke pushtuar çdo kontinent,
gjë që nuk e bëjnë dot të gjallët.
Ajo shpata jote që çante botën,
dhe bënte të jetë ajo në dysh,
ashtu ajo prapë sot e çan kohën,
duke të dhënë jetë shumëfish.
Ka kohë që osmanët shkuan,
tash shërbëtorët e tyre të urrejnë,
të gjithë të huajt për vete të duan,
po ty vetëm shqiptarët të kenë.
Poezi nga Uran Krasniqi