Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Poezi për Skënderbeun

Poezi për Skënderbeun

Figura e Skënderbeut kishte zënë nju vend madhështor në krijmet letrare të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Poetet e kësaj epoke e dinin se vetëm me ringjalljen lavdisë së tij mund të rilind edhe kombi shqiptar. Për nder të ditëlindjes së tij TV Arbëria po e sjell poezinë e shkrimtarit më të njohur të Rilindjes, Naim Frashërit, dedikuar, Skënderbeut.

Kush nuk e di Skënderbenë,
që nderojti
mëmëdhenë?…
Dhe sot nga armët e tija
Kullon fjeshtë trimërija!
E di njerëzi e tërë
Atë Zot ç’punë ka bërë:
‘Kur hiq Skënderbeu
Shpatë
Trimave u jepte datë!
Burra të veshur në hekur,
Dhe luftëtarë të pjekur,
Q’ishin në luftë kaluar
Përmbi kuaj’ të harbuar,
Kur hiq me kordhët të prehtë
Q’ishte si pendëz’ elehtë,
Porsi pjepërin e priste,
Në vdekje pa ndjer i klliste,
Njerin’ e kalin e çante,
Të dy më katër i ndante!
Mirësin’ e trimërinë,
Me mendjen e urtësinë
T’ati Zoti njeri kurrë
S’e ka pasur nonjë burrë.
Vet’ aty burr’ e trim ishte,
Edhe shokëtë që kishte:
Si Tanushi me Uranë,
E Mojsiu me Hamzanë
Si Maneshi e Muzaka,
Që hidheshin posi flaka,
E si Lekë Dukagjini,
Si Perlati e Mardini
Zenebisha, Araniti.
Gjon-Koka, q’ish si hastriti,
Kont, prens, mbretër e të tjerë,
Burra të vler e të ndjerë,
Qenë trima të vërtetë,
Nuk u bënë rop në jetë,
Opopo, ç’kanë lëftuar,
E ç’punë kanë punuar!
Sa mbretër e prensë qenë
Njohnë të madh Skënderbenë,
Zun’ udhën e urtësisë,
Ishin larg marrëzisë…
Madhëritë nuk i donin,
Po kishin vëllazërinë,
S’e qasninë djallëzinë,
Pa lan’ emërë për jetë.
Zotërinjtë e vërtetë…
S’kishin ata thash`e theme
Të këqija e të rreme,
Donin gjithë mëmëdhenë
Dhe kombin e Skënderbenë.

Themes by WordPress