Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Podujevë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Sipas njoftimit, një i dyshuar tjetër ka sulmuar fizikisht të dyshuarin e parë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Policia njofton se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.