Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Po trego që dhunshëm i ke mbajtë se ma s’mundesh me i mbledhë”, Musliu tallet me Kusari-Lilën

“Po trego që dhunshëm i ke mbajtë se ma s’mundesh me i mbledhë”, Musliu tallet me Kusari-Lilën

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila e cila ka falënderuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që kanë qëndruar gjatë ditës së djeshme deri në orët e vona në Kuvend.

Përmes një postimi në “Facebook”, Musliu ka shkruar se në këtë seancë deputetët janë mbajtur dhunshëm.

“Ta merr mendja në istikame i ke pasë. Qëndruam stoikisht! Po trego oj bijë që dhunshem i ke mbajtë sonte se ma s’mundesh mi mbledhë. Po shpresoj që shumica e kanë pa përherë të fundit sallën. Po mani seanca natëëëëëën”, ka shkruar Musliu.